×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti shpalos listën me kërkesa që ia ka parashtruar Borrellit dhe ambasadorëve të QUINT’it

    Insajderi
    13 June 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka treguar se çfarë ka biseduar me ambasadorët e vendeve të QUINT’it si dhe Josep Borrell përfaqësues i lartë i BE’së.

    Kurti ka thënë se këtyre të fundit iu ka ofruar një listë për hapat konkret që duhet të ndërmerren në veri të vendit.

    “Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale por eskalimi e bën urgjente sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj policisë, ushtarëve të natos dhe gazetarëve”, ka deklaruar Kurti, raporton Insajderi.

    Tutje, ai theksoi se nëse plotësohet kjo e para atëherë prania e njësisë speciale ne veri do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat, atëherë kur të tërhiqen grupet kriminale.

    Kurti shtoi se qeveria është e gatshme të koordinohet me gjithë akterët për shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark