Kurti shpotitë opozitën në ndejen e fundvitit: Për drejtësi asnjë ide, për ekonomi e kanë vetëm një – Insajderi
×
Insajderi

Kurti shpotitë opozitën në ndejen e fundvitit: Për drejtësi asnjë ide, për ekonomi e kanë vetëm një

Insajderi
29 December 2022 - 19:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përqeshur opozitën në mbledhjen e fundvitit për gazetarët, duke thënë se gjatë këtij viti nuk i kanë dhënë asnjë ide përpos në ekonomi një.

“Në këtë vit që po e lëmë pas, për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide: heqjen e TVSh-së. I falënderojmë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka theksuar se viti 2023 do të jetë vit i vettingut dhe i zhvillimit të ekonomisë.

“Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vettingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenie qytetarëve”, shtoi Kurti.

Derisa, ai ka falenderuar edhe gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet.

“Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë. Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark