×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurti sikurse e ka pranuar fshehtë edhe po e mban fshehtë Asociacionin nga të gjithë”

    Insajderi
    24 November 2023 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët.

    Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sikurse e ka pranuar Asociacionin, po e mbanë edhe fshehtë. 

    “Asnjëherë, as në Rambuje (1999) as në Vjenë (2005-2007) e as në Bruksel (2011-2021) nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik, sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai, si Kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdo kush e ka pa këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark