Insajderi
Lajme

Kurti: Sulmi terrorist kishte plan aneksimin e veriut

Insajderi
02 October 2023 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Sulmi terrorist kishte plan aneksimin e veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti teksa iu është referuar gjetjeve të Policisë së Kosovës, që u prezantuan dje në një konferencë, ka thënë se plani i sulmit terrorist ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Kurti një gjë të tillë e ka thënë përmes platformës ‘X’, duke shtuar se Serbia përmes një sulmi në 37 pozicione, synonte krijimin e një korridori në Serbi për furnizim me armë dhe trupa, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Ditën e djeshme, shefi i Qeverisë ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë nga grupi terrorist serb ishte i koordinuar me shtetin serb.

Ai ka publikuar edhe pamje të stërvitjeve të grupit terrorist serb në dy baza ushtarake të ushtrisë serbe. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark