×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë

    Insajderi
    22 November 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur ndaj “hakmarrjes” së Serbisë.

    Kështu u shpreh Kurti i cili thotë se synim i Serbisë kundrejt Kosovës do të jetë gjithmonë hakmarrja.

    Madje ai shton se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke e mashtruar Perëndimin, i cili nuk ka hequr dorë asnjëherë nga projekti i Serbisë të madhe.

    Vuçiç ka fituar favorin e Perëndimit duke pasur municion me vlerë mbi 800 milionë euro të dorëzuar në Ukrainë që nga sulmi i Rusisë. Dhe ai është i lidhur me BE-në dhe Gjermaninë nga një i ashtuquajtur partneritet i lëndëve të para: depozitat e litiumit në Serbinë perëndimore, të cilat janë strategjikisht të rëndësishme për industrinë evropiane të makinave. Por Vuçiq thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, thotë Kurti.

    “Kjo është pikërisht ajo që Vuçiq dëshiron të bëjë me Kosovën. Ushtron durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark