×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti takohet me kryeministrin grek, ka një ftesë për të

    Insajderi
    22 August 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në pallatin Maximos, me të cilin pati një takim dypalësh.

    Kurti i uroi homologut të tij grek, Mitsotakis për rizgjedhjen e tij kryeministër dhe mandatin e ri qeveritar duke ofruar bashkëpunim të ngushtë në tema të interesit të përbashkët.

    Kryeministri tha se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucional të të dy shteteve.

    Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se u bisedua edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal.

    Mitsotakis e tha se është i interesuar të forcojë lidhjet ekonomike teksa shprehu interesim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

    Kurti e ftoi Kryeministrin Mitsotakis për vizitë dhe për më shumë investime në Kosovë. Shkëmbimi tregtar me Greqinë vitin e kaluar ishte 308 milionë euro, një rritje prej mbi 40% apo afër 100 milionë euro krahasuar me 2021.

    Gjersa shprehu keqardhjen për zjarret që kanë përfshirë një pjesë të Greqisë, Kurti i ofroi ndihmën e e Kosovës në përballimin me zjarret përmes njësiteve të kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark