×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti takon Abbott, kryeministria tregon se çka u diskutua

    Insajderi
    13 December 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

    Gjatë këtij takimi Kurti dhe Abbott diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, kanë thënë nga zyra e kryeministrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark