×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti takon disa ish-gazetarë të Bota Sot, i prezanton si “gazetarë nga Zvicra e Lihtenshtajni”

    Insajderi
    08 February 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i shtetit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES). Kurti u ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe i ka falënderuar për vizitën që po i bëjnë Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

    I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

    Por, disa prej tyre që u paraqitën në njoftim si zviceranë, janë ish-gazetarë të gazetës vendore ‘Bota Sot’.

    Siç shihet në këtë fotografi, duke nisur nga e majta është Skënder Buqpapaj, gruaja në mes është Elida Buqpapaj dhe pastaj Nefail Maliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark