Insajderi
Lajme

Kurti tallet keq me opozitën: 4 veta në VV kanë më shumë vota sesa Hamza, 10 të tjerë më shumë se Abdixhiku

Insajderi
21 April 2026 - 12:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti tallet keq me opozitën: 4 veta në VV kanë më shumë vota sesa Hamza, 10 të tjerë më shumë se Abdixhiku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin pasi që duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja.

“I kemi veçse 113 ditë, rezultati i fundit i zgjedhjeve kurrë s’ka qenë më i qartë. Duhet të pranohet dhe respektohet rezultati i zgjedhjeve dhe te funksionalizohet ai. Si mazhorancë jemi me 66 deputetë, PDK duhet ta kuptojë që 22 deputetë janë 1/3 e mazhorancës”, deklaroi Kurti, përcjell Insajderi.

Tutje, Kurti në stilin e tij u tall keq me krerët e opozitës pasi asnjëri nga ta nuk pranoi ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votës për president nga Vetëvendosje.

“Unë i kam ofruar Hamzës të bëhet një rrogadë në mes Albulena Haxhiut dhe Vlora Çitakut, le ta bëjnë atë kryetare të kuvendit ose Bedri Hamzën. Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare edhe vazhdojmë tutje, besoni se kjo nuk është pak se Albulena Haxhiu ka më shumë vota sesa Bedri Hamza. Katër veta në Vetëvendosje kanë ma shumë vota sesa Bedri Hamza. Nëse e krahasoani me LDK 10 veta në Vetëvendosje janë më të votuar se Lumir Abdixhiku”, u shpreh Kurti. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark