Insajderi
Lajme

Kurti tallet me qytetarë: Ne ngrohemi shumë me rrymë, kemi qejf nxehtë

Insajderi
29 January 2026 - 18:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti tallet me qytetarë: Ne ngrohemi shumë me rrymë, kemi qejf  nxehtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

Rritja e çmimit të rrymës është kërkuar nga KESCO, KOSTT dhe KEDS, që kanë dërguar këto kërkesa në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE).

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

Ndërkohë që rritja e çmimit të energjisë paraqet rëndësi për qytetarët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka marrë me të qeshura këtë situatë.

“Përveç asaj që ngrohemi me rrymë, ne ngrohemi shumë më shumë me rrymë. Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të larta se ç’është normale. Kemi qejf të nxehtë. Sa i përket konsumit, na duhet ta menaxhojmë sidomos ngrohjen. Ndërkaq, sa i përket rritjes ekonomike, natyrisht se kjo ka me kërkuar edhe më shumë energji”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark