×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti tha se ka rritje ekonomike, reagon Rrezarta Krasniqi

    Insajderi
    30 September 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar Kurtit rreth deklaratave për rritje ekonomike. Krasniqi tha se kjo është hipokrizi dhe tallje me popullin.

    “Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike.

    Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet!”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark