×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se në më pak se 25 vjet ekonomia e Kosovës u rrit për pesë herë e gjysmë

    Insajderi
    13 June 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas më pak se 25 vjetëve, ekonomia në Kosovë është rritur për pesë herë e gjysmë.

    Pos kësaj, shefi i qeverisë tha se krahasuar me vitin kur është shpallur Pavarësia, pra në 2008, sivjet, bruto produkti vendor është tre herë më i madh.

    “Ekonomia e vendit tonë, apo bruto produkti vendor, sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më i madh se sa në vitin 2000, pra pas më pak se 25 vjetëve, ekonomia është rritur pesë herë e gjysmë. Ndërkaq krahasuar me vitin kur është shpallur pavarësia – 2008, sivjet do ta kemi bruto produktin vendor gati tre herë më të madh se në vitin 2008. Kurse krahasuar me katër vjet më herët, sivjet e kemi 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë dhe shteti është më i pavarur e më i zhvilluar se kurdo herë më parë. Demokracia është përherë e më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, pra çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndër gjenerata, shpallja e pavarësisë, ja kanë vlejtur fort”, tha Kurti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark