×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti tregon se ka biseduar me Lulzim Hetemin: Ishte i shqetësuar se mos po lëshoj pe

    Insajderi
    11 June 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e 51-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës.

    Gjatë fjalimit të tij, Kurti tregoi një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin i cili ndodhet në objektin e komunës tash e dy javë.

    “E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, tha Kurti.

    Kryeministri ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën profesionale, derisa ka theksuar se Kosova asnjëherë as nuk synon e as nuk e ka në tekstet themeltare të saj si shtet, diskriminimin e dikujt.

    “Komuniteti serb në Kosovë ka të drejta të zgjeruara. 4% e popullësisë janë serb dhe qeverisin në rreth 27% të komunave apo 10 prej 38 komunave në Kosovë”, tha Kurti.

    Tregimin e Kurtit për bisedën me kryetarin e Leposaviqit mund ta dëgjoni nga minuta 41:30

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark