Insajderi
Lajme

Kurti tregon se u ka shkruar liderëve opozitarë, por pranon paqartësi për afatin: Shumica mendojnë se e kemi sonte, por jo të gjithë

Insajderi
28 April 2026 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti tregon se u ka shkruar liderëve opozitarë, por pranon paqartësi për afatin: Shumica mendojnë se e kemi sonte, por jo të gjithë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti, ka treguar se ka paqartësi sa i përket afatit për zgjedhjen e Presidentit.

Kësisoj, ai tha se duhej të nguteshin për t’i propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për Presidente.

“Ne nuk e kishim të qartë edhe saktësisht cila ditë është afati i fundit, të them të drejtën, sepse nuk janë të gjithë juristët dhe qytetarët të një mendimi që ora 24 sonte është afati i fundit, e nuk ka qenë mbrëmë. Nuk e dimë. Tash, shumica dërrmuese mendojnë që e kemi sonte, por jo të gjithë. Andaj ne duhej që sa më shpejt të vepronim”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kurti tha se mbrëmë rreth orës 21:00, kur niste seanca për zgjedhjen e Presidentit, u shkroi kryetarëve të PDK-së dhe LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark