×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti vazhdon ta ngris figurën e Oliver Ivanoviqit, thotë se loboi kundër dëbimit të shqiptarëve më 98-99’ën

    Insajderi
    16 January 2024 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq në gjashtë vjetorin e vrasjes së tij. Kurti ka lartësuar figurën e tij, duke thënë se Ivanoviq ishte aktiv edhe më 98-99 dhe më 2000-ën pas dëbimit të shqiptarëve nga Kosova.

    Kurti këtë e ka deklaruar me anë të platformës ‘X’, teksa Ivanoviqin s’e ka përkujtuar në ‘Facebook’, atje ku e ka audiencën e madhe shqiptare. Kryeministri ka thënë se Beogradi i frikësohej Ivanoviqit, sepse e shihte si dëshmitar të EULEX-it, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Oliver Ivanoviq ishte aktiv, si gjatë luftës ’98-’99 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende bredhin të lirë në Serbi”, deklaroi kryeministri në platformën ‘X’.

    Kurti vjet e kishte përshkruar Ivanoviqin si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

    “Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte deklaruar Kurti.

    Ivanoviq më 2016-ën ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 9 vjet burg Ivanoviqin për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark