×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Vepra e Adem Jasharit ka frymëzuar popullin tonë

    Insajderi
    05 March 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për takimin me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari dhe artistët Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri në nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK’së.

    Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se vepra dhe jeta e komandantit Adem Jashari frymëzoi popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”, deklaroi Kurti.

    “Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark