×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton ish-liderin politik të UÇK-së

    Insajderi
    30 May 2017 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me profesorin Rexhep Qosja kanë vizituar sot veprimtarin dhe ish liderin politik të UÇK-së Adem Demaçi.

    Kurti është shprehur se “qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

    Ndër tjerash ai ka thënë se Adem Demaçi i ka dhënë pamatshëm Kosovës dhe shqiptarëve.

    “Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot, me entuziazëm të paepur porosit: Përpara!”, ka përfunduar shkrimin e tij Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark