×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti viziton muzen e Ajnshtjanit në Bernë para se të takojë shqiptarët që garojnë në zgjedhje

    Insajderi
    22 September 2023 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Zvicrës. Ai atje ka takuar presidentin e Zvicrës, Alen Berset, ndërkohë që gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Muzeun e Albert Einstein.

    Kështu i ka thënë Kurti “Albinfo.ch”, kur është pyetur për agjendën e tij, derisa ka treguar se pastaj do të takohet me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale që mbahen më 22 tetor në Zvicër.

     “Tani do të kemi një vizitë në Muzeun e Einsteinit, këtu në Bernë ndërsa sonte në mbrëmje do të takoj kandidatët me rrënjë shqiptare për zgjedhjet federale që mbahen më 22 tetor. Ne inkurajojmë komunitetin e këtushëm shqiptar që të marrë pjesë në mënyrë masive në këto zgjedhje, pavarësisht nga partia që do të votojnë“, ka thënë Kurti

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark