×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kurtit i ‘vjetrohet’ karrigia – Zyra e Kryeministrit furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

    Insajderi
    02 May 2024 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

    Gazeta Insajderi

    Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

    Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro.

    Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

    Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

    Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

    Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

    Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

    Në muajin e kaluar është lidhur një kontratë për “Furnizim me karrige”.

    Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

    Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro.

    Me një çmim prej 990 euro është parashikuar edhe kontrata “Furnizim me vitrina”. Në këtë tender, theksohet se bëjnë pjesë mobile druri për zyre.

    Zyra e Kryeministrit ka hapur tender edhe për “furnizim me tepison”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është hiç më pak se 999 euro.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark