Insajderi
Lajme

Kurtit vazhdon t’i pengojnë koalicionet, i thotë disa fjalë nga Mitrovica edhe për Hykmete Bajramin

Insajderi
08 November 2025 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurtit vazhdon t’i pengojnë koalicionet, i thotë disa fjalë nga Mitrovica edhe për Hykmete Bajramin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të gjithë kabinetin qeveritar ka shkuar që ta mbështesë kandidatin e tij, Faton Pecin, në garën për Mitrovicën e Jugut.

Kurti ndër të tjera komentoi edhe koalicionin e arritur ndërmjet PDK dhe LDK në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Duke tentuar ta diskreditojë këtë koalicion, tha se nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, po tenton ta kthejë veriun ashtu siç e ka lënë Edita Tahiri e PDK’së.

“Në Mitrovicë e kemi pa koalicionin parazgjedhor PDK-LDK, ashtu po duan ta bëjnë edhe në Prishtinë ku e kemi tubimin pas këtij këtu. Dhe atë, jo vetëm për balotazh. Ju të gjithë e keni parë nënkryetaren e LDK-së duke na e shpalosur planin e tyre për Mitrovicën. Ajo tha se për ta situata në veri të Mitrovicë është abnormale dhe se duhet të kthehet normaliteti. Duhet të kthehemi, sipas saj, aty ku e ka lënë Edita Tahiri e PDK-së. Ju e dini fort mirë se ku dhe si e ka lënë PDK-ja veriun e vendit. Ata duhet ta dinë se nuk ka kthim prapa, nuk kthehet Mitrovica prapa”, deklaroi ndër të tjera Kurti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark