×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari-Lila: 3 policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë

    Insajderi
    17 June 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se s’ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

    Kusari-Lila thotë se ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi actual në Serbi.

    Ajo tutje ka thënë se tre policët kufitarë të rrëmbyer nga Kosova, tashmë janë të burgosur politik që po mbahen në Serbi.

    “NUK ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Ekziston vetëm një agresor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me regjimin aktual të Serbisë. Tre policë kufitarë të rrëmbyer  tani janë të burgosur politikë të mbajtur në Serbi”, ka shkruar Kusari-Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark