×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Gjakova ka paguar çmim të lartë, meriton zhvillim të mirëfilltë

    Insajderi
    15 November 2017 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, pasiditen e sotme ka qëndruar në fshatin Novosellë, ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati.

    “19 Nëntori është datë e veçantë e cila përcakton fatin e Gjakovës për katër vitet e ardhshme. Nuk guxojmë të rrezikojmë që të rikthehemi para vitit 2013, ku Gjakova kishte periudhën e regresit dhe të mos zhvillimit”.

    “Gjakova e ka një të kaluar të lavdishme, për më shumë e ka paguar një çmim të lartë, si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, tash është koha e zhvillimit me njerëz progresiv që bazën e kanë me shkollim dhe profesionalizëm, e të cilët do të angazhohen që me mund dhe punë këtij vendi t’i dhurojnë ditë më të mira”, tha ndër të tjera Kusari Lila.

    Nga ana tjetër banorët e fshatit Novosellë, kanë shprehur mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat gjatë katër viteve të fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark