×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kusari-Lila i reagon ashpër Von Cramonit për qasjen ndaj policisë në Zveçan

    Insajderi
    28 May 2023 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetes, Viola von Cramon e cila në Zveçan iu ka thënë njësitëve policore “çfarë dreqin po bëni këtu”.

    Për këtë Kusari-Lila në Twitter ka postuar disa fotografi të policëve holandezë, francezë dhe gjermanë duke e pyetur eurodeputeten se “çfarë dreqin bëjnë” ata.

    Drejtuesja e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, tha se pajtohet me von Cramonin për procesin integrues të Kosovës, por jo edhe me deklaratat e saj.

    ”ViolavonCramon ne mund të biem dakord për temat që kanë të bëjnë me integrimin në BE, por deklarata juaj për policët tanë në veri është fyese dhe e papërshtatshme. A mund të shpjegoni se çfarë “dreqin” bëjnë policët. Jo standarde të dyfishta ju lutem”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark