Insajderi
Lajme

Kusari-Lila për çmimet e larta të naftës: Mekanizmi që kemi vendosur ka dhënë rezultate, por ndoshta jo 100%

Insajderi
08 April 2026 - 17:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kusari-Lila për çmimet e larta të naftës: Mekanizmi që kemi vendosur ka dhënë rezultate, por ndoshta jo 100%
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është me shpresën se çmimet e naftës do të stabilizohen pas armëpushimit të përkohshëm ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Ajo tha se zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyçe për transportin global të energjisë, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun kosovar të naftës.

“Është shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i joni deri tani ka dhënë rezultatet e veta ndoshta jo në nivel 100 për qind”, tha Kusari-Lila.

“Stabilizimi i çmimit […] do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme”.

Sipas saj, mekanizmi aktual i marzhave ka ndihmuar në kufizimin e rritjes së çmimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark