×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari-Lila për Klan Kosovën: S’është vendim arbitrar, i ka 30 ditë afat për argumentim

    Insajderi
    16 June 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se vendimi ndaj Klan Kosovës nuk është arbitrar dhe se mediumi ka 30 ditë afat për argumentim.

    Kusari-Lila tha se duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga përgjegjësit e mediumit për regjistrimin.

    Ajo tha se përgjegjësi ka edhe zyrtari i ARBK-së që e ka pranuar dokumentacionin dhe jo vetëm ata që e kanë dorëzuar.

    “Kjo kërkesë e ka afatin 30 ditor, që unë besoj se mediumi në fjalë e ka të drejtën e vet për të argumentuar se si qytetet e Kosovës përfundojnë në certifikatën e regjistrimit të biznesit në shtetin Serbi. Regjistrimi në fjalë daton në vitin 2020.  Në rrethana aktuale nuk flasim për adresë gabim, por denominim të shtetit, gjegjësisht emërtim të vendit në Republikën e Kosovës me emrin e shtetit Serbi”.

    “Nuk po flasim për vendime arbitrare të njëanshme që nuk lënë hapësirë për t’u rishikuar apo vlerësuar në periudhë kohore siç është paraparë me ligj. Është mirë të pyeten përgjegjësit e një mediumi kredibil që synon me pasë shikueshmëri se në çfarë logjike dhe rrethane Peja e Gjakova gjenden në Serbi”.

    “Të dyja palët – nuk është se është vënë në kritikë në kërkim të drejtës apo cilësimin penal të rastit vetëm nga njëra anë, por e njëjta është bërë edhe për zyrtarë të Ministrisë”./shkuran EO, raporton Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark