×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila për minatorët: Po grevojnë në kundërshtim me ligjin

    Insajderi
    02 November 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva.

    Ajo tha se Trepça “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin.

    “Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva. Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në Stantërg e kanë ndërprerë grevën”, tha Kusari-Lila.

    Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë, në ditën e dhjetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark