×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila: Rasti i Nagip Krasniqit s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike

    Insajderi
    21 September 2023 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, për rastin e ish-shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

    Kusari-Lila tha se Nagip Krasniqi s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike.

    Akuza e cila ende nuk është plotësuar për zotërin Krasniqi me shumë defekte, nuk ka të bëjë me tregtimin e energjisë, por ka të bëjë me një rast ekskluzivisht të remontit, ashtu edhe siç kemi arritur të marrim informacione nga mediat dhe materialet që janë publikuar”, tha Kusari-Lila.

    Prezumimi i pafajësisë është ajo çka duhet t’ia japim z. Krasniqi. Sepse kemi parë procese e procese e pastaj pafajësi në fund”, theksoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark