×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila thotë se e njeh mirë Pacollin, tregon çfarë lëvizje mund të bëjë ai

    Insajderi
    10 August 2017 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e partisë Alternativa që hyri në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në, Mimoza Kusari-Lila, edhe pse ishte ndarë me të për shkak se nuk i kishte besuar në drejtimin e partisë, tash kur janë bashkë në një koalicion ka thënë se e njeh mirë Pacollin dhe se ai nuk do të bënte lëvizje në drejtim të PDK-së.

    “Unë nuk e mendoj se zoti Pacolli decidivisht ka thënë se do ti bashkohet PAN-it por ka thënë se do të bëjnë lëvizje tjera. A do të jenë këto në kuadër të partisë tjetër në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje apo do të jetë në pozicione tjera nuk ka qenë e qartë”, ka thënë Kusari-Lila, për televizionin publik.

    Sipas saj, Pacolli më përpara do të shkonte me Vetëvendosjen sesa me PDK-në.

    “Absolutisht  mendoj që koalicioni si është tani, me tri parti, mendoj se zoti Pacolli nuk do të jetë pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA”, ka thënë kryetarja e partisë Alternativa./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark