×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila tregon se a ka konfirmim zyrtar për kushtet e liberalizimit të vizave

    Insajderi
    14 October 2022 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe përsëriti që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave duke shtuar që procesi tani është në rrugën e vet.

    Ajo tha se s’kanë ndonjë konfirmim zyrtar për kushtet që u përfolën.

    “Në momentin kur nuk ekziston një konfirmim zyrtar i kërkesave që janë për Kosovën apo kushteve teknike siç janë quajtur, unë kufizohem në dhënien e një përgjigje definitive në këtë fushë. Besoj që ky është një proces, ashtu siç është thënë shumë herë deri në këto momente tashmë është caktuar një datë kur vendet të cilat kanë propozuar ose kanë diskutuar për çështje që duan t’i ngrisin në raport për liberalizimin e vizave janë kërkuar që ato të dorëzohen me shkrim”, ka thënë Kusari-Lila në një konferencë për media.

    Kusari- Lila tha se beson që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe pashmangshëm Kosova është në udhëtim njëdrejtimësh.

    “Integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovës nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që i ushtrojmë qoftë në legjislativ apo ekzekutiv”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark