×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila tregon se çka po diskutohet në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit serb

    Insajderi
    27 February 2024 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas takimeve të ndara, në Bruksel është zhvilluar edhe takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

    Ndërkohë, Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në Bruksel po diskutohet çështja e parave të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë, e që vijnë si ndihmë nga Serbia.

    Përveç kësaj, ajo tha se çështje të tjera s’pritet të diskutohen në këtë takim.

    “Vetëm siç e dini çështja e dinarit ka të bëjë edhe me transferet të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë që vijën si ndihmë nga Serbia. Përderisa është e paraparë edhe në ligjin për menaxhimin e financave të pushtetit lokal, që parashihet që këto transfere bëhen zyrtarisht përmes llogarive të veçanta. Për tu vendosur ky komunikim dhe kjo mënyrë, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së. BQK-ja është institucion i pavarur i zgjedhur sipas ligjeve në fuqi prej Kuvendit të Republikës, i raporton Kuvendit, prandaj e vetmja çështje e cila diskutohet mund të jetë transferi i mjeteve që behën nga nja Bankë që në Serbi quhet Banka Popullore tek Banka Qendrore e Kosovës”, tha Kusari-Lila për Ekonomia Online.

    Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se LVV-ja po i shkel premtimet se çështjet e brendshme nuk do të diskutohen ne dialogun me Serbinë, ajo tha se në këtë rast nuk ka shkelje të premtimeve por realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion.

    ““Jo në fakt nuk e shohë shkelje të premtimeve e shohë realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion, prej institucioneve të pavarura siç është BQK-aj e deri tekë qeveria e Republikës si institucioni ekzekutiv përgjegjës për dialogun ashtu siç është paraparë edhe e thënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kusari-Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark