×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Mbeta e mpirë kur e pashë që e tërhoqën zvarrë Donika Gërvallën

    Insajderi
    21 May 2016 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës dje nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta.

    Kusari-Lila thotë se mbrëmë kishte mbetur e mpirë teksa shikonte raportimet mediale lidhur me zhvillimet e djeshme në këtë Këshill të Përgjithshëm të LDK-së.

    “Mbrëmë mbeta si e mpirë duke e shikuar atë video në mosbesim se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës për më shumë në vendin tonë”, ka shkruar ajo.

    Kusari-Lila thotë se LDK u tregua e dobët kur e tërhoqi zvarrë Donika Gërvallën e cila, sipas saj, nuk e kërcënoi askënd në LDK, përveç se kishte mendim ndryshe nga të tjerët.

    “Me sa u pa Donika Gërvalla nuk paraqiste kërcënim fizik për askënd, nuk kërcënoi me asgjë Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së përveç se me mendimin ndryshe, qoftë i drejtë apo i pa drejtë ai mendim. Partia u tregua e dobët, shumë e dobët, shumë e ultë, të tërheq zvarrë një grua me roje sigurimi e cila në dorë mbante vetëm letra”, shkruan kryetarja e Gjakovës në Facebook.

    Kusari-Lila tha u bëri thirrje edhe grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reagojnë ndaj dhunës së ushtruar mbrëmë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark