×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari u tall me Nismën në Kuvend, Limaj: A e ka kalu pragun ajo?

    Insajderi
    25 May 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është kundërpërgjigjur ndaj deklarimit të sotëm të u.d. të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, e cila teksa akuzonte opozitën përmendi se si Nisma Socialdemokrate s’e kishte kaluar pragun në zgjedhje.

    Limaj, në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka pyetur nëse Kusari-Lila e ka kaluar pragun.

    “Çfarë pragu e ka kalu Mimoza Kusari? Në politikë duhet me pasë dinjitet. Edhe në jetë duhet me pasë dinjitet. Këto janë gjëra pa çmim. Po s’pate dinjitet, çdo gjë të doket rrafsh. Nisma nuk është gërvish dhe fito. Ajo ka dinjitet dhe bën angazhimin e vetë politik, sikurse e ka pasë politik dhe historik. I keshmi t’keshë”, ka deklaruar ndër të tjera Limaj.

    Përgjatë seancës së Kuvendit, e ftuar nga opozita për shkarkimin e ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, Kusari-Lila akuzoi PAN-in, teksa tha se partneri i koalicionit të PDK-së dhe AAK-së nuk është pjesë e Kuvendit, sepse s’e ka kaluar pragun.

    “Partneri juaj i koalicionit sot s’është këtu, se s’e ka kalu pragun. Keni qenë partner koalicioni në PAN dhe ajo ministri jo që është keq-menaxhu, por është abuzu skajshmërisht, me krejt çka ka qenë për t’u abazu. Gjallë e vdekun aty brenda, e tash me nxjerrë e me kërku atë që ju mendoni që po bëhet përtej punës së mirë të Qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi. Kjo është e paimagjinueshme në rrethanat në të cilat keni qenë bashkëqeverisje dhe tash vjen thu asnjëherë më herët s’ka ndodh. Si po keni mundësi të keni të gjitha informatat e tjera, e s’po i keni për periudhën kur keni bashkëqeveris?”, ka deklaruar ndër të tjera në Kuvend ajo.

    Për shkak të numrit të ulët të deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Kosovës i ka mbyllur punimet e sotme, gjë që ka bërë që të mos hidhet në votim as rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përmes së cilës kërkohet shkarkimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    PDK përmes rezolutës e cila u prezantua nga deputeti Ferat Shala, kërkon nga Kuvendi dhe kryeministri Abin Kurti që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, ministrja të shkarkohet. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark