Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku,ka folur së fundmi rreth çështjes nëse ka LDK kandidat për president.
Lumir Abdixhiku tha se për momentin janë fokusuar në zgjedhjet dhe rezultatet që do marrin me 14 shkurtnuk e kanë menduar as diskutuar këtë gjë, por tha se qëndrimi në opozitë nuk do jetë i dëmshëm.
‘’Ne hymë në garë për të fituar, por nëse votuesi vendos ndryshe jo me çdo kusht do jemi pjesë e Qeverisë.’’
Abdixhiku u shpreh se do angazhohen në maksimum në javën që ka mbetur për të aktivizuar votuesit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit të dalin me rezultate pozitive.