×
  • Showbiz
  • Show

    Kush do ta fitojë BB VIP? Astrologia e njohur tregon se si Nita do arrijë në finale

    Insajderi
    14 April 2023 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Astrologia e njohur, Keisi Xhaferri, ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tha se kjo periudhë është favorizuese për personat me shenjën e Gaforres.

    Sipas saj, Luiz Ejlli është pretendent për të fituar këtë edicion të “Big Brother VIP”.

    Xhaferri gjithashtu komentoi edhe rezultatin e zgjedhjeve, ku sipas saj përfiton nga planeti Jupiter edhe kryeministri Edi Rama, i cili është Gaforre.

    “Nita që është Dashi nuk ia priste mendja do të shkonte deri në finale, por Jupiteri që  është planeti i  bollëkut dhe optimizmit ndodhet në Dash dhe e ka favorizuar.

    Gaforret këtë vit, do thoni ju pse ka marrë kaq famë, por ky Jupiter është në shtëpinë e 10 të karrierës, prandaj shumë gaforre janë përfolur dhe komentuar.

    Gaforret do të hahen kokë më kokë, edhe Olta gaforre ishte, ky eklips është në gaforre. Në “Big Brother”-in e kaluar, edhe Jupiteri sapo ishte futur në Dash, fitoi njëri që ishte dashi. Është periudhë që duhet të karikohen Demat të shfaqen në çdo fushë të jetës sa kohë kanë Jupiterin”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark