×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kush e propozoi emrin “UÇK”?

    Insajderi
    17 November 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politika asokohe nuk po bënte punë, andaj strukturimi ushtarak ishte i domosdoshëm.

    Krahut të armatosur i duhej një emër, i cili zu fill 28 vjet më parë, kur në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjës Popullore të Kosovës, Xhavit Haliti dha një propozim.

    Emri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” u zyrtarizua 17 nëntorin e 1994-ës, bashkë me Shtabin e Përgjithshëm dhe komunikatën numër 11.

    Emërtimi i dalë nga takimi në Zvicër doli të jetë i qëlluari dhe që la gjurmë të mëdha më vonë. Derisa vendosja e emrit bëri që edhe besimi në ushtri të rritej dita ditës.

    Edhe në këtë përvjetor festa është më e zbehtë pasi themeluesit e UÇK-së, si të dyshuar për krime lufte, ndodhen në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark