×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Kush është 18-vjeçari shqiptar që hakoi sistemet e GTA 6 thotë se do t’i kthehet krimit kibernetik pas lirimit nga burgu

    Insajderi
    12 December 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një haker shqiptar 18-vjeçar që i shkaktoi 8 milionë euro dëm kompanisë që prodhon video-lojën Grand Theft Auto, është zotuar se do t’i kthehet krimit kibernetik kur të lirohet nga burgu.

    Arion Kurtaj kishte vjedhur kodet dhe pamjet e video-lojës ende të pa lansuar GTA 6 që zhvillohet nga Rockstar Games.

    Hakeri shqiptar në Britani, një anëtar kyç i grupit të krimit kibernetik Lapsus$, shantazhoi gjithashtu firmën e telekomit BT/EE, duke kërkuar shpërblim prej 4 milionë dollarësh.

    Së bashku me një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk përmendet, hakuan prodhuesin e çipave kompjuterik NVIDIA, kompaninë Uber dhe bankën online Revolut, midis korrikut 2021 dhe shkurtit 2022.

    Një juri e dënoi Kurtajn nga Oksfordi, për 12 vepra të ndryshme pas një gjurmimi shtatë-javor në gusht.

    Arion Kurtaj

    Megjithatë, tani në një seancë dëgjimore u raportua se 18-vjeçari donte t’i rikthehej jetës së krimit pasi të lirohej nga burgu, sipas deklaratës së psikiatres së tij, transmeton Telegrafi.

    Adoleshenti, i cili ka qenë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, u shfaq në seancën e tij të fundit gjyqësore përmes një video-lidhjeje nga qendra e paraburgimit për të mitur Feltham.

    Personi tjetër që akuzohet me të, u dënua gjithashtu për kryerjen e një akti të paautorizuar në lidhje me hakerimin, mashtrimin dhe shantazhin ndaj Nvidias. Ai kishte pranuar fajin për dy vepra.

    Gjyqtarja Patricia Lee do të dënojë të dy në Gykatën e Kurorës Southwark më vonë, por tha se Kurtaj do të ndalohet sipas Aktit të Shëndetit Mendor.

    Lee lëshoi një urdhër të përkohshëm që Kurtaj të monitorohet për 12 javët e ardhshme për trajtim spitalor dhe psikiatrik, pasi sipas saj dyshohet se ai vuan nga çregullimet mendore.

    “Mund të jetë e përshtatshme atëherë që të bëhet një urdhër spitali”, tha ajo.

    Sipas lëndës, hakimet që ishin bërë në Rockstar, Nvidia dhe Uber kishin dëme me miliona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark