Donjet Bislimi është kandidati më i ri në moshë për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), por ndonëse i ri në moshë, veprimtarit e tij janë të mëdha.
Donjet Bislimi është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) dhe anëtari më i votuar në Asamblenë Komunale në Mitrovicë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Bislimi u lind në Gjermani me 28.01.1994. Pas kthimit në Kosovë shkollimin e ka vazhduar në shkollën fillore “Migjeni” ku u aktivizua si i ri në mbrojtjen e Drejtave të Njeriut, iniciativat e te cilit u vlerësuan lartë nga Ambasada Amerikane. Në gjimnazin “Frang Bardhi” u zgjodh Kryetar i Këshillit të nxënësve ku arriti të promovoj nxënësit dhe gjimnazin në aspektin shkencorë.
Tash është student i diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ku gjithashtu si përfaqësues i studenteve në arenën ndërkombëtare arriti të bëjë antarsimin në “Asociacionin Europian te Studentëve te Mjekësisë”, dhe si përfaqësues i UP-s ishte bashkëthemelues i “Unionit Nacional te Studenteve”.
Ndërkohe ishte i angazhuar si vullnetar në shumë inciativa qytetare humanitare. Flet gjuhën angleze dhe gjermane rrjedhshëm. Jeton dhe vepron në Mitrovicë.
Është i shpërblyer me shumë certifikata dhe mirënjohje për aktivitetet e tij të ndryshme. Sot kërkon votën tuaj përmes së cilës kërkon të jetë zë i fuqishëm i juaji në Kuvendin e Kosovës.