×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është izraeliti i arrestuar për mashtrim të klientëve përmes “Call Center”?

    Insajderi
    09 November 2022 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën Policia e Kosovës ndërmori një aksion kundër qendrave të thirrjeve të njohura si “Call Center”. Në koordinim me Prokurorinë Speciale, policia kreu bastisje në disa lokacione ku u arrestuan 14 persona. Ata dyshohen për veprat penale si “Hyrja në sisteme kompjuterike, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

    Hetimi disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me autoritetet gjermane.

    Listës së të arrestuarve i prin i dyshuari kryesor, Omer Tene i cili është shtetas izraelit. Tene së bashku me një numër të madh të kosovarëve, dyshohet se po mashtronin klientët, shkruan Insajderi.

    Në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve figuron se Tene është pronar i dy bizneseve “O.T Capital L.L.C”  dhe “SOA SHINY L.L.C”.

    Në “O.T Capital”, biznes i regjistruar në gusht të vitit 2018 e që ka funksionuar si “Call center” numri i punëtorëve është 20. Ndërsa biznesi tjetër, i cili është regjistruar dy vite më vonë, figuron se ka vetëm dy punëtorë.

    Përpos Omer Tenes, të arrestuar janë edhe Kujtim Islamaj, Ilir Kadishani, Bindi Balidemaj, Artan Ademaj, Joana Llapi, Vildane Kosumi, Dibran Morina, Albion Selmanaj, Lauresa Hoxha, Altin Gashi, Lirie Gegaj, Enesa Tene dhe Marigona Pepiqi, janë emërat e 14 të arrestuarve.

    Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme si vetura, kompjuterë, laptopë, telefona e dokumente të ndryshme. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark