×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kush është shefi këtu”, Talat Xhaferi bën ‘hor’ kryeshefin e sektorit të dokumentave në Tetovë 

    Insajderi
    23 February 2024 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka kërkuar llogari nga kryeshefi i sektorit të dokuementeve në Tetovë dhe personeli. Kjo qendër funksionon brenda objektit të Stacionit të Policisë në Tetovë.

    Ai ka qortuar stafin duke iu thënë se qytetarët nuk duhet të presin me javë për dokumente.

    Me të arritur te qendra dhe i pa qytetarët duke pritur, Xhaferi kërkoi të dinte se cili ishte shefi.

    “Kush është shefi? Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.

    Kryeministri Xhaferi iu kthye ashpër edhe një punëtori të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty. Ai tha se ishte aty për të marrë një dokument, por Xhaferi nuk i besoi dhe i kërkoi të kthehej tek vendi i punës. Goditi edhe tavolinën.

    “Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.

    Pastaj u është drejtuar edhe zyrtarëve aty.

    “Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje. Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark