×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin

    Insajderi
    31 October 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore e gjumit”, por kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin..

    Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.

    Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.

    Sasia ideale e gjumit

    Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.

    Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë.

    Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor. /DW

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark