×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kush “i dogji” Latifin e Vitinë sipas Nol Nushit të PSD-së?

    Insajderi
    06 October 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar rreth dorëheqjes së Rifat Latifi, nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se sikur Arben Vitia, edhe Latifi, u dogj për kryeministrin Albin Kurti.

    Kështu ka deklaruar Nushi përmes një postimi në Facebook, ku pos kësaj ka shtuar edhe se, Ministrat e Shëndetësisë, janë viktima të logjikës instrumentale të Kurtit.

    Po ashtu, sekretari i PSD-së, ka deklaruar se, kjo nuk i shfajëson, Latifin dhe Vitin, por se, ia rritë edhe më shumë fajin kryeministrit.

    “Ironikisht Ministrat e Shendetesise jane viktima te logjikes instrumentale te Kurtit. Dikur Arben Vitia e tash Rifat Latifi deshtuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti! Kjo nukk i shfajson keta dy, por ia rrite edhe me shume fajin Kryeministrit!”, ka thënë Nushi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark