×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kush ia pagoi gjobën PSD-së?

    Insajderi
    20 April 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dardan Molliqaj, kreu u PSD-së, ka njoftuar se partia e tij e ka paguar gjobën e shqiptuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

    “Sot paguam gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. E bëmë pagesën brenda afatit 15 ditor, dhe në këtë mënyrë paguam vetëm gjysmën e shumës”, ka thënë Molliqaj.

    Insajderi ka kontaktuar me aktivistin e PSD-së, Bardh Ahmeti në lidhje me donatorët që paguan gjobën e partisë.

    Ahmeti tha se 44 qytetarë kanë kontribuar që të mblidhen 11,778.25€.

    “Nga 44 qytetarë që kanë kontribuar janë mbledhur 11,778.25€. Ne falenderojmë secilin prej tyre për kontributin që kane dhënë”, tha Ahmeti për Insajderin.

    I njëjti shtoi se ndaj gjobës kanë ushtruar kallëzim penal në Gjykatën Themelore.

    “Ndaj kësaj gjobe të padrejtë kemi dërguar kallëzim penal në Gjykatë Themelore. Mbi të gjitha, çka mund të nxjerrim nga ky rast është tendenca e pushtetit për të shtypur opozitën. Tash, jo me polici por me gjoba ndaj çdo aktiviteti opozitar. Këtë tendencë do të vazhdojmë ta luftojmë pa u ndalur”, tha ai për fund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark