×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush janë kandidatët për deputetë me numrin 100 në listat e partive

    Insajderi
    17 January 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri 100 sivjet nëpër listat e kandidatëve për deputet është rezervuar për emra të ndryshëm në partitë të cilat ia kanë mësyrë zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Këtë numër në Lëvizjen Vetëvendosje, e bartë Ilir Aliu Kapiti – ish zëvendës ministri i Financave dhe Transfereve gjatë 50 ditë të qeverisjes së liderit të tij Albin Kurti.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, numrin 100 e bartë Sylë Hoxha. Hoxha, është ish-prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, po ashtu para kësaj pozite ishte kryeprokurori i Prizrenit, për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë. Hoxha po ashtu ka qenë i përfshirë në polemika me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje pas vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

    Bujar Cakolli, nga Partia Demokratike e Kosovës, bartë numrin 100 në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ishte zv/ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në koalicionin PAN. Ai po ashtu ishte Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega Prishtinë.

    Çudia e madhe vjen nga lista e Nismës.

    Kjo parti, ka rendit të 100-in me radhë, Endrit Shalën. Shala, ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë gjatë qeverisjes së koalicionit PAN.

    Ai ishte shef i kabinetit në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, kur në krye të kësaj ministrie ishte Fatmir Limaj. Shala konsiderohet si krahu i djathtë dhe personi më i afërt i Fatmir Limajt.

    Ngjashëm nga befasia e Nismës, është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Kjo parti të 100-in e renditi ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimin. Ai gjatë qeveris Haradinaj, ka pasur pozitën e shefit të stafit. Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark