Jashtë politikës, si lojtarë të mirë në sportin e futbollit deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka spikatur disa emra nga VV-ja.
Glauk Konjufca, Shpejtim Bulliqi e Driton Hyseni siç duket janë talentët e këtij sporti sipas tij.
“Në Vetëvendosje, Glauk Konjufca luan futboll mirë. Luan mirë edhe Shpejtim Bulliqi. Edhe deputeti Driton Hyseni!”, tha ai në emisionin Dueli Botëror.
Ndërkaq, i njëjti tha se nuk do të luante futboll me deputetët e opozitës.
Kreun e VV-së, Bajqinovci tha se nuk e kishte parë duke luajtur futboll, por analogjia e tij në një krahasim për politikë ishte me”Pellen”.