×
  • Showbiz
  • Show

    Kush me kë?- Çiftet e reja të showbizit shqiptar të krijuara gjatë vitit 2023

    Insajderi
    02 January 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2023 ishte i mbushur me shumë ngjarje në showbizin shqiptar. Ndarje, ribashkime, lidhjet e reja, martesat, sherret, pajtimet, miqësitë e reja, fëmijë të ardhur në jetë, sukseset dhe shumë të tjera. E pasi e lamë pas këtë viti po ju listojmë çiftet e reja të showbizit shqiptar të krijuara gjatë këtij viti, të cilët kanë marrë shumë vëmendjen e publikut.

    Gazeta Insajderi

    Luizi dhe Kiara u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Historia e tyre e dashurisë u krijua dhe u zhvillua gjatë qëndrimit të tyre brenda “BBV2” në sytë e publikut. Dhe pas shumë situatave Luizi arriti që ta bënte për vete Kiarën dhe tashmë ata janë të martuar dhe në pritje të një vajze. Edhe pse ka disa muaj që “BBV2” ka përfunduar historia e tyre ndiqet me shumë kureshtje akoma dhe janë një nga çiftet më të pëlqyera dhe të dashura nga publiku.

    Dafina dhe Kreshniku – Dafina dhe Kreshniku nuk kanë shumë muaj që kanë nisur të kenë një lidhje dashurie, por duket se po ecin me hapa të mëdha. Edhe pse Dafina është një këngëtare e njohur, ndryshe nga ajo Kreshniku është një biznesmen, i cili më parë nuk ishte pjesë e showbizit shqiptar. Tashmë Dafina ka pranuar se do të martohet së shpejti me Kreshnikun dhe po planifikojnë dasmën edhe pse thuhet se çifti dëshiron të ketë fëmijë shumë shpejt. Dafina dhe Kreshniku postojnë shpesh herë foto dhe momente me njëri-tjetrin dhe janë një nga çiftet më të dashura të publikut.

    Loredana dhe Karim Adayemi – Lidhja e reperes Loredana me Karim Adayemi, futbollistin e skuadrës së Borussia Dortmund ishte një nga lidhjet më të komentuara të këtij viti. Edhe pse në fillim ndjekësit e paragjykuan shumë Loredanën për këtë lidhje, kjo nuk ndikoi aspak në marrëdhënien e saj me Karim. Pas paragjykimeve çifti pati një tjetër sfidë, pasi ndjekësit gjerman dhe mediat gjermane akuzuan Loredanën dhe romancën e tyre për paraqitjen jo të mirë të Karim në fushë gjatë ndeshjeve të skuadrës së tij me skuadrat e tjera, gjë që e bëri trajnerin që për disa kohë ta linte në stol. Ama as kjo nuk mundi të trondiste lidhjen e tyre, pasi gjithmonë Loredana dhe Karim kanë shprehur me anë të postimeve dashurinë e tyre dhe se sa të lumtur janë.

    Jori Delli dhe Fred De Palma – Jori dhe reperi i njohur italian Fred De Palma kanë krijuar lidhjen e tyre pas kohë pas daljes së Jorit nga shtëpia e “BBV2”. Edhe pse kur ishte brenda shtëpisë së “BBV2” Jori ka treguar se disa kohë më parë ajo dhe reperi kanë pasur diçka, por janë ndarë pasi jeta e tij nuk përshtatej me jetën e saj. E më pas duket se të dy e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe me anë të postimeve në rrjete sociale kanë treguar se janë shumë të lumtur dhe së fundmi Jori është shpërngulur përsëri në Itali për të bashkëjetuar me Fred.

    Enca Haxhiaj dhe Mickey Neblett – Enca dhe i dashuri i saj  Mickey Neblett e kanë bërë publike lidhjen e tyre me disa postime në rrjete sociale, pak pas çiftit Loredana -Karim Adayemi,  ku u duk sikur morëm kurajo të publikonin edhe ata lidhjen e tyre, pasi Loredana dhe Karim ishin të parët që thyen paragjykimet e fansave në Shqipëri. Deri më tani me anë të postimeve Enca dhe i dashuri i saj kanë treguar se janë shumë të lumtur.

    Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu – Elhaida dhe Lediani u njohën në spektaklin e njohur të kërcimit “Dancing With the Stars”, ku Ledjani si balerin profesionist ishte partneri në kërcim i Elhaidës. Romanca e tyre lindi gjatë gjithë muajve të spektaklit në mënyrë të fshehtë dhe çifti vendosi ta bëj publikë lidhjen e tyre në fund të spektaklit me një puthje në buzë në kërcimin e tyre, i cili i habiti dhe emocionoi të gjithë. Edhe pse lidhja e tyre u gjykya shumë, për shkak se Elhaida ndërhyri në lidhjen e Ledianit me ish partneren e tij, por më pas çifti sqaroi gjithçka dhe ata deri më sot vazhdojnë të jenë të lumur së bashku.

    Era Istrefi dhe Eman Rrahmani – Era Istrefi ka konfirmuar lajmin se është në një lidhje dashurie me futbollistin nga Kosova. Prej pak kohësh flitej për lidhjen e mundshme mes dyshes, ku Era i dha fund zërave, duke postuar disa foto në Instagram me Armir Rrahmanin. Fotoja e tyre ndodhet mes një “galerie”, ku këngëtarja na tregon se ata ishin bashkë duke ndjekur një garë të Formula 1, në Itali.

    Krist Dragot dhe e dashura e tij – Kristi dhe e dashura e tij, e cila nuk ishte më parë pjkanë shumë pak muaj që janë çifti më i ri i përfolur në showbiz. Që lidhje e tyre të ishte publike, kjo nuk ishte në zgjedhjen e çiftit, por për shkak të disa fotove që u kapën nga fansat në rrugët e Tiranës, ku të dy shfaqeshin dorë për dore, Kristi nuk e mohoi, por deklaroi se janë të lidhur dhe është shumë i lumtur.

    Mikela Pupa dhe i dashuri i saj – Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka zbuluar së fundmi se është një lidhje dashurie. Mikela zbuloi gjithashtu se me personin në fjalë fillimisht kanë qenë shokë dhe më pas kanë nisur një lidhje dashurie ku tashmë po bashkëjeton me të prej disa muajsh. I dashuri i saj nuk është personazh i njohur por një tatto artist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark