×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kush po m’i shkrun statusat, kush? Aktivisti i PSD’së përqesh Adriana Matoshin

    Insajderi
    01 March 2024 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka përqeshur keq deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin.

    Matoshi tanimë njihet për veshjen e bluzave me mbishkrime që përmbajnë mesazhe për opozitën, gjatë seancave të Kuvendit.

    Frashër Krasniqi e ka montuar shkrimin në bluzën Matoshit, ku thuhet: kush po mi shkruan statusat, kush?

    Përqeshjet ndaj Matoshit filluar pasi gjatë ditës së djeshme u publikua një komunikimi i deputetes me Dejona Mihalin. Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

    “Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”

    Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

    “A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.

    Gjitashtu, ditë më parë, Matoshi, gjatë një seance kishte shkruar në bluzën e saj: Kush ka humb si dinari, kush?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark