×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë menjëherë

    Insajderi
    16 January 2024 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për veprën penale “Vjedhje”.

    Policia, përmes kësaj ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    “Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, vijon njoftimi.

    Njoftimi i plotë:

    Person i shpallur në kërkim – Vjedhje

    Prishtinë, 16 janar  2024- Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale;

    “Vjedhja”, konform  nenit 313 të KPRK-së.

    Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

    Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark