×
  • Showbiz
  • Show

    Kushëriri ia dogji lokalin dy herë, reagon Noizy: Nuk mund ta urrej, jemi rritur bashkë

    Insajderi
    29 June 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rigels Rajku, i njohur në publik me emrin Noizy, ka reaguar në lidhje me zjarrin që iu vu mëngjesin e sotëm për herë të dytë lokalit të tij në zonën e Currilave në Durrës.

    Reperi ka publikuar në Instagram foton e autorit të zjarrvënies, i cili është kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.

    Noziy thotë se Eraldo është një besimtar ekstremist, i cili kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

    Ndër të tjera Noizy thotë se familja e tij ka rritur Eraldon, ndërsa pohon se nuk mund ta urrej Eraldon, sepse është rritur me të.

    Reagimi i plotë i Noizyt:

    Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark