×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kushtet, vështirësitë dhe interesimi i fëmijëve për shkollat e futbollit në Kosovë/ Flet themeluesi i shkollës “Ardhmëria”

    Insajderi
    20 July 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse Kosova është një vend i vogël, sukseset e sportistëve tanë nëpër botë janë të shumta.

    Futbolli, xhudo e boksi janë vetëm disa nga sportet ku shqiptarët janë superiorë në krahasim me shtetet e tjera në botë.

    Futbolli

    Mërgata ka bërë që numri i sportistëve, në veçanti i futbollistëve të shquar nëpër botë të jetë mjaft i madh. Kështu, Kosova ka një numër të madh të futbollistëve në kampionatet më të forta evropiane dhe vazhdon ende të ‘dhurojë’ talentë për klubet evropiane.

    Por, cila është ‘dritarja’ e parë ku futbollistët marrin hapat e parë, për të vazhduar më tej në klube? Shkolla e futbollit.

    Cilat janë vështirësitë e të punuarit me fëmijë që e duan futbollin, cila moshë është më shumë e interesuar, a ka interesim edhe nga vajzat për futboll? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni më poshtë.

    Për Insajderin ka folur ish-portieri i Superligës, Tahir Morina, i cili drejton suksesshëm shkollën e futbollit “Ardhmëria”.

    Morina fillimisht ka treguar për sfidat e të drejtuarit një shkollë futbolli në Kosovë.

    “Sfidat për të patur një shkollë të futbollit kanë qenë të vështira, sidomos në fillimet e saj, kur gjendja e infrastrukturës ka qenë shumë e keqe, por me kalimin e kohës ne si trajner vendosëm të investojmë një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, dhe mandej ajo fushë është shndërru në një gjendje tejet të mire”

    “Por prap është dëmtuar sepse ka një numër të madh të fëmijëve që stërvitin në atë fushë, dhe ideja më e mirë është që kjo fushë të bëhet fushë sintetike, ku edhe kam propozuar në komunën e Obiliqit që në bashkëpunim me FFK-në te realizohet një projekt i tillë, pastaj ne do ta kishim shumë më të lehtë me funksionu si shkollë e futbollit.

    Tutje, ish portieri i KEK-ut theksoi se interesimi i fëmijëve nga të dyja gjinitë është tejet i madh, duke zbuluar edhe cilat mosha interesohen më shumë për t’i ndjekur ‘mësimet’ për futboll.

    “Dashuria dhe përkushtimi ndaj futbollit, konkretisht fëmijëve me të cilët punojmë, bënë që ta kem shumë të lehtë. Motivi i fëmijëve për futboll është tejet i madh, dhe kjo ka ndodh edhe fal punës tonë, kushteve që ofrojmë, sidomos atë të përgatitjes profesionale të trajnerëve dhe rekuizitave për punë.

    “Mosha më e frekuentuar e fëmijëve për tu marr me futboll është mosha 5 deri në 15 vjet.

    “Futbolli i femrave është në rritje e sipër, dhe kjo ka ndodh falë përkrahjes së madhe e Federatës së futbollit të Kosovës, konkretisht kryetarit Agim Ademi, për të cilën e falenderojmë”.

    Krejt në fund, themeluesi i shkollës së futbollit “Ardhmëria” zbuloi se cilat janë synimet e shkollës për këtë vit.

    Tani sipas garave që do të zhvillohen në këtë sezon 2022/23 në regjionin e Prishtinës, shkolla e futbollit Ardhmëria bënë pjesë në Superligen e fëmijëve që do të formohen, të cilat vitin e kalum kanë bërë gara, andaj do të jetë shumë e vështir sepse në këtë grup marrin pjesë ne gara shkollat me te mira te regjionit te Prishtinës. Dhe, synimet janë të punojmë shume dhe te arrijmë ne play off edhe këtë vit.

    Shkolla e futbollit “Ardhmëria” veprimtarinë e saj e zhvillon në fshatin “Muzakaj”, të komunës së Obiliqit.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark