×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja hap rrugën për dekretimin e Iusfajt

    Insajderi
    29 September 2023 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë. 

    Në kushtetuese ishte parashtruar një kërkesë individuale  në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

    Ky proces gjyqësor ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror.

    Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

    “Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinëpër inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.

    Kohë më parë nga presidenca kishin deklaruar se pasi të përfundojë trajtimi i  çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark